Connect with us

Bota

Coptoi me sëpatë trupin e bashkëshortit dhe e futi në qese plastike, merret vendimi për 69- vjeçaren shqiptare (detajet)

Published

on

Gjykata e Rovigo-s në Itali ka dënuar me 14 vjet e 6 muaj burg Nadire Kurtin, 69-vjeçarja që vrau dhe masakroi me sëpatë bashkëshortin e saj Shefki Kurtin, në gusht të vitit të shkuar. 69-vjeçarja Nadire Kurti është përballur me drejtësinë Italiane për vrasjen e bashkëshortit të saj të kryer me dashje.

Ajo pohoi se e ka goditur me sëpatë në pjesën e pasme të qafës.

Ajo pohoi se kishte përdorur një hanxhar dhe disa thika, për të copëtuar kufomën e bashkëshortit duke e prerë në të paktën nëntë pjesë, të cilat i ka fshehur në thasë plehrash, për t’i hedhur më pas në lumin Adigetto.Pjesët e trupit të pajetë u gjetën fillimisht më 28 Korrik në lumin Adigetto.Gjithçka ndodhi si pasojë e tharjes së kanalit, ndërsa pjesë të tjera u gjetën poshtë një ure pranë lumit.

Prokurori shpjegoi se brutaliteti i këtij krimi i kishte bërë hetuesit që të mendonin pista të tjera fillimisht. Ku së pari u fol për një lidhje me krimin e organizuar, por më vonë u zbulua se bëhej fjalë për probleme familjare.Më vonë u zbulua se Nadirja kishte probleme psikologjike dhe prej vitesh ndiqej nga një psikiatër. Në dëshminë e saj për vrasjen e bashkëshortit, ajo tha se ai e kërcënonte vazhdimisht dhe nuk kishte shpëtim prej tij.

“Më keqtrajtonte, më rrihte, më kërkonte që të ikja se do të shiste shtëpinë. Më kishte kërcënuar disa herë se do më vriste e do më bënte copë copë, dhe atë ditë më kërcënoi o do vdisja unë o do vdiste ai”, ka rrëfyer Kurti.

Si ndodhi ngjarja?

Nadire Kurti u prangos ditën e 29 gushtit 2022 nga policia italiane pasi u akuzua si autorja e vrasjes së Shefki Kurtit, trupi i të cilit u gjet i copëtuar një muaj para (më 28 korrik) në provincën e Rovigos. Ajo pranoi krimin makabër. Ishin dy fëmijët që ngritën alarmin për zhdukjen e tij të dielën e 24 korrikut, ditë kur u raportua për sherrin mes tyre. Katër ditë më vonë, pranë lumit Adigetto, u gjet fillimisht njëra prej këmbëve të të moshuarit dhe më pas pjesët e tjera të trupit të ndarë në 4 qese plastike të zeza. Më pas karabinierët shkuan për kontroll në shtëpinë e tij për të gjetur gjurmë që lidheshin me vrasjen e tij. 72-vjeçari kishte shkuar në Itali në vitin 1991 së bashku me gruan dhe dy fëmijët e vegjël. Ai ishte nga Durrësi. Pasi kishte mbërritur në shtetin italian, u vendos në Villanova del Ghebo dhe filloi të punonte në ndërtim. Njerëzit që e njihnin e kanë përshkruar si burrë të denjë, dhe ndaj tij nuk ka pasur kurrë asnjë ankesë. Shtëpinë ku jetonte me gruan e kishte blerë para disa vitesh me sakrifica të mëdha dhe aty ka rritur dy fëmijët e tij.

NA NDIQ NË FACEBOOK