Connect with us

Lajme

BUNJAMIN SHABANI, futbollist i sezonit, më i miri prej më të mirëve

Published

on

Nuk ka dilema, futbollisti nga Kumanova, Bunjamin Shabani është përzgjedhur futbollisti më i mirë i sezonit 2022/23 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Përzgjedhjen e ka bërë media sportive “Sportmedia”, duke vlerësuar se mesfushori i kampionëve të rinj, Struga Trim Lum, Bunjamin Shabani është futbollist i këtij sezoni, duke qenë më i miri nga më të mirët.

Bunjamin Shabani e mbylli sezonin në vendin e dytë pas Besart Ibraimit në listën e golashënuesve, me 12 finalizime të realizuara dhe shumë asistime. Kumanovari me plot meritë mori epitetin e më të mirit, pasi pas vetes la një sezon të shkëlqyer që do të mbahet mend në karrierën e tij.

Ndërkohë në formacionin e sezonit sipas portalit të njohur të vendit u përzgjedhën edhe Kristian Naumovski, Gagi Margvelashvili, Sava Radiq, Fredi Alvarez, Besmir Bojku, Lupço Doriev, Besart Ibraimi, Egzon Bejtullai, Darrko Dodev dhe Marjan Ristovski.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK