Connect with us

Lajme

“Boll ma”, ministri Peci në aksion për zbatimin e ligjit kundër duhanit

Publikuar

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, së bashku me inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinarisë kanë dalë të shtunën për të inspektuar zbatimin e ligjit kundër duhanit në hapësirat publike.

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka thënë se intensiteti i inspektimeve po rritet edhe gjatë fundjavave.

“Boll ma! Intensiteti i inspektimeve po rritet edhe gjatë fundjavave”, ka shkruar ai, ndërsa ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm në raportimin e rasteve ku thyhet ligji.

“Kjo rezistencë dhe organizimi përmes rrjeteve sociale kundër aksioneve të inspektorëve është e papranueshme. Askush nuk mund ta minojë rendin edhe ligjin. Zero tolerancë!”, ka përfunduar Peci.

NA NDIQ NË FACEBOOK