Connect with us

Lajme

Blloku A5 jashtë funksionit, Bajrami: Këta dojnë me i qitë në ‘komë’ ndërmarrjet publike

Publikuar

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka reaguar pasi blloku A5 i Termocentralit Kosova A ka dalë sërish jashtë funksionit.

Në një postim në Facebook, Bajrami ka thënë se pushteti “do me i qitë në komë ndërmarrjet publike”.

“Ministrja e pat cilësu dhuratë kthimin në punë të bllokut A5, doli të jetë dhuratë se vetëm dhuratat zgjasin kaq pak. Për qendrushmëri duhet punë konsistente – don me ju shku mandati pa e kuptu këtë gjë”, ka shkruar tutje ajo.

“Thoshin se do të ndalet ”gjakderdhja finaciare”, këta dojnë me i qitë në ”komë” ndërmarrjet publike”, vijon më tej ajo.

NA NDIQ NË FACEBOOK