Lajme
Bilall Kasami, i vetmi lider shqiptar në Maqedoni që pret Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë

Vetëm kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka realizuar takim me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kasami përmes një njoftimi në Facebook shprehet se i ka falenderuar diplomatët për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit mik amerikan për vendin tonë dhe i k shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
“Takimet e kësaj natyre na mbajnë më afër njëri-tjetrit dhe janë një mundësi e mirë për të trajtuar tema me interes vital. Në emër të Lëvizjes BESA, shprehim gatishmërinë tonë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin e frytshëm në mes të dy vendeve dhe informova Këshillin e Ambasadorëve për të gjitha çështjet që e tangojnë vendin tonë në sfera të ndryshme të jetës shoqërore, ku theksin e vendosa tek korrupsioni. Përherë do të jemi mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen dhe kujdesin e vazhdueshëm që jep për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Kasami.

















