Kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci, tashmë ka dhënë betimin e tij.
Përveç kryetarit Peci, në këtë seancë janë betuar edhe asamblistët e kësaj komune.
Betimi është bërë në shkollën fillore “Isa Boletini” në fshatin Boletin.
Ilir Peci i PDK-së i fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura për kryetarë në katër komunat veriore më 23 prill.
Po ashtu sot nga ora 10:00 është betuar edhe kryetari i ri i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, ndërsa nga ora 13:00 pritet që betimin ta kryej edhe kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.



















