Connect with us

Lajme

“Bëja 2 punë që 16 vjeç”, historia frymëzuese e kamarierit shqiptar që u bë pronar i restorantit në Itali

Published

on

Rinush Meta është emigranti shqiptar që ka një histori shumë frymëzuese. Ai u largua nga Shqipëria për në Itali në vitin 1997 dhe filloi të punonte dy punë vetëm 16 vjeç. Rinushi punonte paradite në një fabrikë, ndërsa në mbrëmje kamarier në një restorant. Pas shumë vitesh, ai tani është pronar i restorantit ku dikur ishte kamarier i thjeshtë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Rinushi ka treguar të gjithë historinë, duke dhënë kështu një shembull se si shqiptarët mund t’ja dalin kudo.

“Në vitin ’97 kur ne jemi larguar Shqipëria ishte në një moment trazire dhe si çdo shqiptar që kërkon një jetë më të mirë dhe ne zgjodhëm jetën e emigrimit. Një udhëtim i gjatë dhe i lodhshëm, por mund të them që ja kemi dal dhe nuk mund të qahemi nga jeta.

Im atë kishte ikur më herët dhe na bëri bashkim familjar me dokumenta. Unë fillimisht punoja në një fabrikë dhe njëkohësisht për t’i ardhur në ndihmë familjes sime gjatë darkave fillova dhe punoja kamarier në moshën 16-vjeç.

Gjatë këtyre viteve fitova eksperiencën jo vetëm si kamarier, por për të menaxhuar ambiente të kësaj natyre. Tani kam 23 vjet që merrem me këtë punë.

Në restorant punoja në darkë, ndërsa në fabrikë punoja paradite, programoja makineri që përpunojnë metalin.

Në mars të 2019 më është ofruar vendi nga ish pronarët e mi dhe duke parë eksperiencën time, ecurinë time. Ata më ofruan dorën dhe më thanë se kush më mirë se ti do ta çoj përpara këtë vend”, rrëfeu ai./abcnews.al

NA NDIQ NË FACEBOOK