Sport
Barcelona dhe PSG, dy alternativa në sfond për “yllin” portugez

Atlético e Madridit synon të zgjidhë shpejt situatën e portugezit João Félix, i cili është i huazuar te Chelsea deri në fund të sezonit. Menaxheri i futbollistit, Jorge Mendes, tashmë ka nisur bisedimet.
Sipas “El Mundo Deportivos”, ka disa mundësi rreth sulmuesit të talentuar portugez. Chelsea dëshiron që Félix të qëndrojë, por blutë nuk kanë ndërmend të paguajnë 100 milionë euro të kërkuara nga “Los Colchoneros”.
Klubet mund të bien dakord për një huazim të ri, por kjo marrëveshje do të varet edhe nga planet e trajnerit të ri të skuadrës angleze.
Lexo edhe:
- Nica “magjistari” i Laçit, si transformoi kurbinasit në kohë rekord
- Festa kthehet në tragjedi, ndërron jetë tifozi 26-vjeçar i Napolit
- Stadiumi i ri si Bombonera në Argjentinë, përcaktohet studio fituese
- Incidenti në Shqipëri, Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes heq flamujt nga podium
Jorge Mendes po punon për të gjetur një zgjidhje dhe mundësia e Barcelonës është gjithashtu në listë, megjithëse katalanasit nuk kanë mundësi të shpenzojnë 100 milionë euro për Félixin. Edhe katalanasit më shumë janë të interesuar për ta marrë në formë huazimi.
Mundësia tjetër është Paris Saint-Germain: klubi francez po përgatit një rinovim të thellë në skuadër. Lionel Messi është në fund të kontratës së tij dhe João Félix është një lojtar që i tërheq drejtuesit e skuadrës pariziene.
The post Barcelona dhe PSG, dy alternativa në sfond për “yllin” portugez appeared first on SuperSport.





















