Connect with us

Ndryshe

Ariu i vërsulet prizrenasit teksa po e incizonte me telefon

Published

on

Një ari i është vërsulur një qytetari teksa ishte duke e filmuar atë në fshatin Mushnikovë të Prizrenit.

Në video shihet momenti kur ariu i vërsulet qytetarit.

Raste ku arinjtë shihen në fshatrat e Prizrenit nuk janë të rralla – madje qytetarët më herët kishin raportuar edhe për dëmet që kanë shkaktuar.

Ata janë ankuar për prezencën e ariut duke pretenduar se ai mund të jetë i rrezikshëm për fëmijët.

Dëmet e shkaktuara në bagëti nga ariu kanë qenë temë diskutimi para disa viteve në takimin e përbashkët ndërmjet Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shoqatës “Sharri”, shoqatës “Bistrica”, Drejtorisë së Parkut Nacional, Policisë së Kosovës dhe ekspertëve të faunës në komunën e Prizrenit.

Ariu kishte ngrënë thuajse të gjithë banorëve të fshatit delet.

Pronari i deleve Ramell Demiri nga fshati Pousk e Prizrenit kishte pësuar një dëm në orët e mëngjesit.

Behët fjalë për 28 copë dele të cilat ariu ia kishte ngrënë.

Po ashtu edhe Tusun Krasniqi nga lagja Tusus Prizren, kishte qenë në hall me ariun. Atij ju kishin sulmuar mbi 5 koshere me bletë./Telegrafi/

NA NDIQ NË FACEBOOK