Connect with us

Lajme

Amerikanes i gjendet unaza 14 muaj më vonë, pasi djali i saj e kishte hedhur pa dashje në tualet

Published

on

Një ekip punonjësish që po kryenin mirëmbajtjen e kanalizimeve në Kaliforninë jugore gjetën një unazë fejese që ishte hedhur në tualet nga djali 5-vjeçar i pronares së unazës pak më shumë se një vit më parë.

John dhe Yana Glass thanë se ishin në dhomën e tyre në mars të vitit 2022 kur dëgjuan zhurmën e ujit të tualetit në shtëpinë e tyre në qytetin Chino Hills, transmeton Telegrafi,

Siç raportohet, John Glass tha se ishte e pazakontë që djali i gruas së tij të lëshonte ujin e tualetit.

“E dëgjova duke lëshuar ujin në tualet dhe i thashë asaj: ‘Epo, kjo është e çuditshme. Ai nuk e bën kurrë këtë gjë, ai është 5 vjeç”, tha Glass. “Mendova se ishte shumë e çuditshme”.

Çifti e zbuloi më vonë se çfarë kishte bërë.

“Ishte në banjë, ishte me shkëlqim, ai donte ta shikonte, i kishte rënë në guaskën e tualetit dhe nuk donte të na tregonte dhe mendoi se gjëja më e mirë ishte ta lëshonte ujin dhe ta fshihte krimin”, kujton Yana Glass.

Çifti hoqi guaskën e tualetit por nuk mundën ta gjenin unazën. Hidraulikët u thirrën në shtëpi dhe ishin në gjendje të gjenin unazën në një tub, por thanë se nuk do të ishin në gjendje ta merrnin atë pa shkaktuar dëme në shtëpi.

Departamenti i Punëve Publike të Chino Hills shpërlau linjat e kanalizimeve të shtëpisë, por nuk ishte në gjendje të hiqte unazën.

Çifti bleu një unazë të re dhe u martuan dy muaj më vonë.

Ishte 14 muaj më vonë kur Punonjësit e Punëve Publike të Chino Hills po kryenin mirëmbajtjen e kanalizimeve në lagje dhe unaza u shfaq më shumë se 121 metra larg shtëpisë së familjes Glass. /Telegrafi/

The post Amerikanes i gjendet unaza 14 muaj më vonë, pasi djali i saj e kishte hedhur pa dashje në tualet appeared first on Telegrafi.

NA NDIQ NË FACEBOOK