Connect with us

Lajme

Aksidenti në Bërnjarcë: 13 persona përfundojnë në spital!

Publikuar

më

MPB: TË IMPLIKUAR TRE AUTOMJETE – NJËRI DREJTOHEJ NGA NJË I MITUR

Më 07.05.2023 në orën 13.40 në SPB-Shkup është denoncuar se në rrugën lokale Bërnjarcë – Stajkovcë, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë marrë pjesë automjeti “Audi” me targa të Shkupit, që drejtohej nga një i mitur nga Shkupi, automjeti “Nisan” me targa të Shkupit që drejtohej nga 35-vjeçari me iniciale I.B nga Straçinca e Shkupit dhe automjeti “Audi” me targa të Shkupit që drejtohej nga 30-vjeçari me iniciale A.M nga Nikishtani i Shkupit, njofton KlanM.

Një i mitur nga Shkupi me “Audi” është aksidentuar me dy vetura tjera në rrugën lokale Bërnjarcë-Stajkovcë.

Mbrëmë në redaksinë e Klan Maqedoni kanë arritur disa pamje të aksidentit që kishte ndodhur mes tre veturave afër një deponie mbeturinash në komunën e Gazi Babës.

Sipas denoncimit, 13 persona kanë marrë lëndime serioze, në mesin e tyre edhe tre fëmijë të moshës 2, 4 dhe 6 vjeçare.

Nga MPB sot për rastin në fjalë janë prononcuar për Klan Maqedoni duke dhënë detaje rreth aksidentit.

Sipas policisë në këtë aksident trafiku kanë qenë të implikuar dy vetura “Audi” dhe një “Nisan”, të gjithë me targa të Shkupit.

MPB

“Me datë 07.05.2023 në ora 13:40 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale Bërnjarcë-Stajkovcë, Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku mes automjetit “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një i mitur nga Shkupi, automjet i pasagjerëve “Nissan” me targa të Shkupit i drejtuar nga I.B.(35) nga fshati Straçincë i Shkupit dhe automjeti “Audi” me targa të Shkupit i drejtuar nga A.M.(30) nga fshati Nikishtanë, Shkup”.

Në këtë aksident, sic percjell KlanM komunikatën e MPB-së, lëndime të rënda trupore ka marrë vozitësi I.B dhe bashkudhëtarët në automjetin e tij, L.B (25), S.B (62) dhe Z.B (37) të gjithë nga Straçinca e Shkupit, kurse lëndime trupore ka marrë vozitësi A.M dhe tetë bashkudhëtarë nga tre automjetet e aksidentuara, që janë konstatuar në kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” dhe Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naumi i Ohrid”

Lajme13 minutes ago

Kasami “godet” BDI-në për Provimin e jurisprudencës: Nuk vepruan në drejtim të implementimit në praktikë të ligjit për gjuhët

Lajme15 minutes ago

Kasami: Brenda dy vitesh qeverisje, ne kemi bërë më shumë se BDI për 20 vite në pushtet

Lajme17 minutes ago

Kasami: Me Albin Kurtin kemi komunikim shumë të afërt, po realizojmë projekte konkrete mes Shkupit dhe Prishtinës

Lajme19 minutes ago

“One Stop Shop” me Shqipërinë, Kasami: Është simbolika më e mirë e asaj që përfaqëson VLEN në qeveri

Lajme22 minutes ago

Qytetarët e kërkojnë Bilall Kasamin në post qeveritar: Ti mund t’i shtysh projektet para

Maqedoni47 minutes ago

Pasholli: VLEN dje festoi për shqipen, ndërsa sot Bekim Sali foli maqedonisht në Kuvend

Shqipëri1 hour ago

Nga Samiti i NATO-s te mbrojtja nga sulmet e huaja, Nufi: Kemi kapacitete për të mbrojtur territorin

Lajme2 hours ago

A po rikthehet miqësia mes Mickoskit dhe Taravarit? Taravari: Asnjëherë nuk kemi pasur armiqësi

Lajme2 hours ago

Bajrami: Deficiti tregtar i Kosovës arrin në 5.39 miliardë euro

Lajme2 hours ago

Sela: Nuk mund të mendojmë për Bashkimin Europian duke shkelur mbi kokën e Agim Islamit e varrin e Rexhail Qerimit

Lajme2 hours ago

Minçev: Administrata shtetërore do të riorganizohet përmes një ligji të ri, që kërkon shumicë prej dy të tretash

Lajme3 hours ago

Shqiptari që hakoi GTA 6 dënohet me 7 vjet burg, por lirohet menjëherë, gjykatësi i dha një porosi të veçantë

NA NDIQ NË FACEBOOK