Connect with us

Kosovë

Aksident fatal në rrugën “Gjakovë-Prizren”, dalin detajet e para

Publikuar

Një aksident me motoçikletë ka ndodhur në rrugën “Gjakovë-Prizren”. Një person 32-33 vjeç, sipas policisë ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Policia po ashtu ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur në hyrje të Gjakovës dhe viktima nuk ka pasur mbrojtje të kokës.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

KosovaPress shkruan se në aksin rrugor ku ka ndodhur aksidenti janë shqiptuar shumë gjoba për shkelje të rregullave të komunikacionit.

NA NDIQ NË FACEBOOK