Connect with us

Lajme

A mund të “mashtrojnë” studentët përmes Chat GPT? Flet profesori universitar

Publikuar

ChatGPT është një mjet për përpunimin e gjuhës i drejtuar nga Inteligjenca artificiale që ju lejon të keni biseda të ngjashme sikurse me njerëzit. Modeli i gjuhës mund t'u përgjigjet pyetjeve dhe t'ju ndihmojë me detyra, të tilla si kompozimi i emaileve, eseve dhe kodeve. 

Gazeta Insajderi ka realizuar një intervistë me profesorin universitar nga departamenti i gazetarisë, Alban Zeneli në lidhje me Chat GPT.

Zeneli tha se sikurse secila teknologji edhe kjo ka dobitë dhe rreziqet e veta.

Dobia sipas tij është se disa informata që janë kërkuar më herët janë gjetur të shpërndara kurse tani të gjitha gjinden në një vend.

Kurse tek pjesa e rrezikut, ai tha se lidhet me keqpërdorimin e këtij aplikacioni.

“Dobia është që disa prej informative të cilat I ke kërkuar dhe I ke gjetur të shpërndara nëpër ëebsite të tjera në internet, sot mund t’I marrësh në një vend, në një përgjigje në atë kutinë e bisedës që mund ta zhvillosh me ChatGpt-në. Por rrëeziqe nga kjo, kryesisht janë rreziqe të keqpërdorimit të tij nga ana e personave të cilët nuk kanë njohuri në kuptimin që nuk e dinë që jo vetëm çfarë thotë ChatGpt-ja është e vërtetë dhe keqpërdorimi tjetër se ajo përmbajtje mund të përdoret si përmbajtje e shkruar nga njerëzit. Dhe kjo është një mundësi më e lehtë për mashtruesit apo keqpërdoruesit në këtë rast”, tha ai për Insajderin.

Ligjeruesi i gazetarisë mes tjerash ka treguar edhe detaje nëse studentët do të mund ta keqperdorin këtë aplikacion.

Video:

@insajderiinsajderi #Kosova #ChatGPT #kosovaret #shqipe #shqiptaria #aplikacioni #rreziku #teknologjia #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #profesori #viralvideo #snapchat #chatgpt #chatgpthack #viral #viralvideo🔥 #fypシ #foryourpage ♬ original sound – GazetaInsajderi

NA NDIQ NË FACEBOOK