Connect with us

Lajme

Gruaja vritet me sëpatë nga burri i motrës

Publikuar

më

Një grua është vrarë me sëpatë nga kunati i saj në fshatin Kusarth të Elbasanit pasditen e së mërkurës, ka konfirmuar Policia e Shtetit.

44-vjeçarja u godit për vdekje me sëpatë nga bashkëshorti i motrës së saj, R. T., 58 vjeç.

 ”Falë veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar. Si pasojë e plagëve të marra, 44-vjeçarja humbi jetën në spital”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka njoftuar se e ka sekuestruar sëpatën në cilësinë e provës materiale, ndërsa po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

MARKETING I PAGUAR POLITIK

NA NDIQ NË FACEBOOK