Connect with us

Religjion

17 lloje të sadakasë, të cilat duhet t’i dijë çdo musliman

Published

on

Sadakaja nuk është vetëm e lidhur me paratë. Shpesh mendojmë se vetëm dhënia e parave nga të ardhurat tona është sadaka, mirëpo, në fakt, ka edhe shumë mënyra të tjera që mund ta japim sadakanë.

Këtu në vijim, po i numërojmë 17 mënyra në të cilat mund të japim sadaka, përveç ndihmës financiare:

1. LUTJA (DUAJA)

Nëse vetëm bëjmë lutje për një person që na intereson ose për ndonjë person tjetër i cili ka kërkuar nga ne që të lutemi për të.

2. DITURIA

Përhapja e diturive dhe njohurive tek njerëzit që nuk mund t’i arrijnë ato.

3. KËSHILLA

Këshillimi i vëllezërve dhe motrave më të reja ose i njerëzve të tjerë që janë më të rinj se ne.

4. BUZËQESHJA

Biseda, takimi dhe përshëndetja e bukur e njerëzve me buzëqeshje në fytyrë.

5. NDIHMA

Ndihma e të varfërve dhe njerëzve që nuk mund ta ndihmojnë vetveten. Zgjidhja e problemeve të njerëzve mund të jetë një nga gjërat që mund t’i bëjmë.

6. KOHA

Ndarja e kohës për prindërit ose për bashkëshortin/en, gjithashtu është sadaka.

7. EDUKIMI

Edukimi i bukur i fëmijëve tonë, gjithashtu, është sadaka.

8. DURIMI NË KOHË TË VËSHTIRA

Duhet të jemi shumë të durueshëm, mos të bisedojmë me askënd për problemet tona dhe të mbështetemi në Allahun, Ai do t’i zgjidhë ato për ne.

9. PËRKUJTIMI PËR TË MIRË

Duhet t’i këshillojmë miqtë tonë të devijuar që të qëndrojnë në Rrugën e drejtë.

10. MOSBËRJA KEQ

Mos të planifikojmë gjëra të këqija, mos të dëmtojmë, as mos të mbysim asnjë qenie të gjallë.

11. TË FOLURIT ME BUTËSI

Kur flasim, mos të jemi të ashpër dhe të pakëndshëm, se Allahu nuk i do njerëzit kryelartë.

12. FALJA – NDJESA

Le t’i falim njerëzit që kërkojnë falje nga ne.

13. RESPEKTI

Le t’i respektojmë edhe të moshuarit edhe të rinjtë, ndërsa meritat t’ua japim vetëm atyre që i meritojnë.

14. TË BËHEMI PJESË E LUMTURISË SË DIKUJT

Le të jemi të lumtur për lumturinë e dikujt, mos të bëhemi xheloz.

15. VIZITA E TË SËMURËVE

Vizita e të sëmurëve, gjithashtu, është sunet i Pejgamberit tonë të dashur (savs).

16. LARGIMI I PENGESAVE NGA RRUGA

T’i heqim gjërat e dëmshme nga rruga, si gurë, thera e të ngjashme që mund t’i hasim në rrugën tonë.

17. UDHËZIMI I DIKUJT NË RRUGËN E DREJTË

Me fjalën ‘udhëzim’ këtu nënkuptojmë, që nëse e shohim dikë që është i devijuar, atëherë le ta drejtojmë në Rrugën e drejtë.

Edhe shpërndarja e këtij materiali, gjithashtu, është sadaka!

/Velid Besjuni; IslamBosna.ba/

Përkthim: Miftar Ajdini

NA NDIQ NË FACEBOOK