Sport
Xherdan Shaqiri me intervistë emocionale për Guardian – flet për luftën në Kosovë dhe karriera e tij në futboll
Publikuar
para 3më

Xherdan Shaqiri ka dhënë një intervistë të detajuar për karrierën e tij në The Guardian.
Mediumi britanik ka pyetur anësori për të kaluarën e tij, rrënjët e tij dhe atë që ka kaluar që nga fëmijëria, deri në situatën aktuale te Chicago Fire.
Një kujtim ndoshta i një rrugëtimi të gjatë që filloi në Gjilan. Pas ditëlindjes së tij të parë, familja e tij mori vendimin për t’u shpërngulur në Zvicër. Lufta kishte filluar dhe situata e atëhershme nuk ofronte siguri për familjen e tij.
“Nëse ndryshon shtetin, do të shkosh në një vend ku nuk njeh askënd”, kështu e nisë rrëfimin Shaqiri për The Guardian. “Unë nuk vija nga një familje e pasur. Prindërit e mi punuan shumë. Nuk kaluam kohën më të mirë. Por, ndonjëherë kjo të bën më të fortë”.
“Në sport, ju keni gjithmonë një shans për të shpëtuar nga këto lloj gjërash. Të rritesh si person, të jesh konkurrues, të mësosh kultura të reja”, potencon më tej anësori.
Talenti i Shaqirit tërhoqi vëmendjen e skautëve të skuadrës zvicerane, Basel. Në sezonin e tij të parë të plotë pasi u kthye në profesionist, ai ndihmoi skuadrën të fitonte tre tituj të dhe dy Kupa të Zvicrës në vetëm tre vjet. Më pas, në vitin 2012, realizoi një transferim te Bayern Munich, ku ai ishte pjesë e ekipit triplketës së fituar në edicionin 2012-13.
Një periudhë e shkurtër te Interi u pasua nga një kalim te Stoke City. Por, rënia e Stoke në Championship në vitin 2018, i hapi derën për te Liverpooli, duke luajtur pjesë të rëndësishme në fitimin e Ligës së Kampionëve dhe Ligës Premier.
“Unë gjithmonë do të shikoj prapa me shumë krenari. Mendoj se ajo që arritëm është e mahnitshme”, shton ai.
Fokusi i Zvicrës është kualifikimi për Euro 2024 në Gjermani. Edhe kjo mund të jetë një slitë emocionale për Shaqirin pasi në Grupin I ku gjendet Zvicra, është edhe Kosova.
Në Kampionatin Botëror të vitit 2018, Shaqiri i kishte të stampuar flamujt e të dy vendeve në thembra të atleteve të tij. Xherdani flet më tej për Guardian se ai viziton Ksoovën sa herë që mundet, derisa tregon për shtëpinë e tij në Zhegër të Gjilanit.
“Shtëpia jonë u dogj. Në mure shkruheshin gjëra. Gjithçka ishte bosh”, vazhdon rrëfimin Shaqiri.
“Unë luaj për Zvicrën. Por, unë kam lindur në Kosovë dhe i dua të dy vendet. Unë do të jap 100 për qindshin për Zvicrën. Me siguri do të jetë një moment krenarie. Do të shijoj çdo moment për të luajtur atje, sepse e gjithë familja ime do të vijë. Do të jetë emocionale për mua. Dhe jam i sigurt se do të kemi një pritje shumë të ngrohtë”.
Në moshën 31-vjeçare, Shaqiri po hyn në vitet e muzgut të karrierës së tij. Zjarri në sytë e tij, i farkëtuar në fëmijëri në një sfond lufte dhe sakrificash, vazhdon të digjet me vendosmëri. /Telegrafi/
You may like

Lajm i mirë për tifozët tetovar/ TVM2 do të transmetoj ndeshjen Hibernian – Shkëndija

Talenti kosovar pranë sfidës më të madhe tëkarrierës

Ndërron jetë legjenda e basketbollit kosovar, Mithat Belegu

Prenga pas humbjes nga Joshua: Kërkoj falje, nuk i bëra krenarë shqiptarët

“As në vitet e 80-ta s’ka pasur transmetime të tilla”, Mustafa Ademi kritikon ashpër Arena Sport M

Spektakël boksi në Gostivar, Benjamin Imeri kryeson mbrëmjen me duelin ndaj kolumbianit Mosquera





Kërkesat e Kurtit për takim me Hamzën, Bajrami: Nuk bashkëpunojmë me PDK’në, mund të japin kontribut për Presidentin

Po zbrazen shkollat në Maqedoni, këtë vit rreth 5 mijë nxënës më pak në klasë të parë

Humb jetën pas një sherri 69-vjeçari në Roskovec, i pranishëm edhe i biri! Dinamika e ngjarjes dhe çfarë dyshohet

Po ktheheshin nga Kosova, tre mërgimtarë vdesin në aksident

Zbulohet skema sesi dy persona hakeruan Raiffeisen Bank duke i marrë 200 mijë euro klientëve

Goditi një këmbësore në Shkup dhe u largua nga vendi i ngjarjes, policia arreston 19 vjeçarin

Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Lipjani, u gjet i plagosur

Ademi: A ka shtet ligjor në Maqedoninë e Veriut apo s’ka fare?

Ekipi i portalit “Shënjestër” denoncon dhunën policore ndaj gazetarëve të saj në Han të Elezit

Akuzohet për kanosje, shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

Ka qëndruar 92 ditë në vendlindje, kosovarja mund të humbë ndihmat plotësuese

