Lajme
Vrasja e 20-vjeçarit/ Publikohet VIDEO, ja momenti kur i riu goditet për vdekje me thikë në mes të Tiranës

Euronews Albania ka mundur të sigurojë pamjet ekskluzive të sherrit mes të rinjve në Tiranë, ku ndërroi jetë 20-vjeçari Stivën Toshkëzi.
Toshkëzi u qëllua me thikë pas mesnatës së djeshme në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”, nga shtetasit Ensi Maze dhe Aksel Hoxhaj.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euroneës, Maze dhe autori i krimin Axel Hoxhaj i cili mban një kapuç në kokë, shihen duke ecur me këmbë në rrugën pranë banesës së viktimës.
Stivën Toshkëzi po kthehej nga puna me makinën e tij dhe në një moment ndeshet me dy personat me të cilat kishte pasur përplasje dhe ndalon makinën.
Autori i krimit drejtohet drejt portës së shoferit ku përplaset dhe qëllon me thikë Toshkëzin.
Në krahun tjetër të pasagjerit shoku i viktimës del dhe goditet me grushta me Ensi Mazen.
Goditja që 20-vjeçari mori nga Aksel Hoxhaj rezultoi fatale dhe ai humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.
VIDEOJA PËRMBAN PAMJE TË RËNDA DHE DUHET TË JENI +18




















