Sport
VIDEO/ Shënon pasi vjen nga stoli, sulmuesi dardan driblon portierin

Arb Manaj shënoi një gol të bukur sot në kampionatin kroat, por që nuk i shërbeu skuadrës së tij të merrte pikë.
Slaven Belupo humbi 3-1 në transfertën kundër Sibenik. Ishte minuta e 73’ kur Manaj realizoi golin e vetëm të Belupos.
Sulmuesi dardan ishte futur në fushë vetëm gjashtë minuta më parë.
Lexo edhe:
- “Koka më e rëndësishme sesa këmbët”, Alonso: Fitojmë Europa League
- “Xhaka në dyshim”, Arteta në konferencën para Cityt: Topi nuk duhet të shkojë tek Haaland!
- PSG në telashe, bilanci shënon humbje rekord. Autoritetet i “vihen pas” kryeqytetasve
- VIDEO/ Dilema se mund të ketë mbyllur sezonin, Gasperini: Dëmtimi i Gjimshitit me rrezik!
24-vjeçari nga Klina, mori një asist nga Arbër Hoxha, shqiptari tjetër i Belupos, dribloi portierin dhe dërgoi topin në rrjetë.
Ky ishte goli i parë sezonal në HNL për Arb Manajn, i cili po luan sezonin e parë në elitën e futbollit kroat.
The post VIDEO/ Shënon pasi vjen nga stoli, sulmuesi dardan driblon portierin appeared first on SuperSport.






















