Sport
VIDEO/ Kombinim me Icardin, Rashica shënon për Galatasarayn

Milot Rashica gjeti golin në elitën turke me fanellën e Galatasarayt. Sulmuesi i përfaqësuesës së Kosovës realizoi golin e dytë në triumfin tenistik 6-0, të gjigandëve turq ndaj Kayserispor.
Rashica realizoi falë një asisti të ardhur nga Mauro Icardi me ish-sulmuesin e Inter dhe PSG që nxorri në një pozicion ideal sulmuesin shqiptar që nga fare pranë portës nuk mund të gabonte.
Për Rashicën është goli i tretë sezonal në Turqi teksa sulmuesi së bashku me skuadrën po shkojnë drejt titullit kampion, duke qenë se Galatasaray është në vendin e parë me 69 pikë, nëntë më shumë se ndjekësit e Fenerbahce.
The post VIDEO/ Kombinim me Icardin, Rashica shënon për Galatasarayn appeared first on SuperSport.






















