Sport
VIDEO/ Gol, kualifikim dhe lojtari i ndeshjes: Krasniqi shkëlqen në Rumani

Ermal Krasniqi shënon një tjetër gol me Cluj në Rumani. Sulmuesi nga Malisheva, i cili u transferua në elitën rumune nga Ballkani i Kosovës në merkaton e janarit, vijon me formën e shkëlqyer në radhët e Cluj.
24-vjeçari erdhi nga stoli dhe vendosi sfidën çerekfinale të Kupës së Rumanisë ndaj Arges (1-0). Krasniqi shënoi golin e fitores një minutë përpara përfundimit të kohës së rregullt.
Sulmuesi dardan realizoi një gol të bukur, pas kombinimit me Birligea. Në fund, ish-sulmuesi i Ballkanit u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Cluj, në gjysmëfinale do të përballet me Sepsi (26 prill).
Lexo edhe:
- Takim me përfaqësuesit e Diaz, Milan i gatshëm të paguajë 22 milionë euro për mesfushorin
- Lampard sërish në klubin e zemrës: Rikthimi te Chelsea është fantastik, besoj te vetja!
- Ish-sulmuesi i Chelsea-t tërhiqet nga futbolli në moshën 26-vjeçare
- Shtohet numri i garave në Formula 1, Domenicali: Skuadrat do të përfitojnë ekonomikisht
Ky ishte goli i pestë me skuadrën rumune për Krasniqin, i pari në Kupë. Pavarësisht se është një nga lojtarët më në formë, ai nuk mori një ftesë nga trajneri Giresse për dy sfidat e para të Kosovës në kualifikueset e Euro 2024 ndaj Izraelit dhe Andorrës.
The post VIDEO/ Gol, kualifikim dhe lojtari i ndeshjes: Krasniqi shkëlqen në Rumani appeared first on SuperSport.





















