Connect with us

Ndryshe

VIDEO e rëndë/ Përplas qenin me makinë dhe largohet, gruaja gjobitet me gjobën e majme

Publikuar

Arrestohet dhe gjobitet me 40 mijë e 500 euro 63-vjeçarja që përplasi me makinën e saj qenin në Heraklion.

Një gjobë është vendosur edhe për pronarin e qenit për shkelje të legjislacionit për mirëqenien e kafshëve shoqëruese.

Njoftimi i policies greke:

“Arrestohet një e huaj 63 vjeçe për plagosjen me dashje të një kafshe shoqëruese, akt i ndodhur në orët e pasdites të datës 13.04.2023 në Heraklion dhe ndaj saj është shqiptuar një masë administrative me gjobë. 40 500 euro për shkelje të legjislacionit për mirëqenien e kafshëve shoqëruese.

Gjithashtu, pronarit të kafshës i është shqiptuar një gjobë administrative prej 200 euro për shkelje të legjislacionit të mësipërm.

Hetimet paraprake po kryhen nga Drejtoria e Parë e Policisë Heraklion dhe e arrestuara me dosjen e ngritur në ngarkim të saj do të dërgohet në Prokurorinë Penale Heraklion z.

NA NDIQ NË FACEBOOK