Connect with us

Lajme

Tronditëse, krimi i rëndë godet familjen – 43-vjeçari vret kunatën dhe më pas veten

Publikuar

Detajet paraprake nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën këtë të shtunë.

Rreth orës 4 të mëngjesit, në një familje në Shkoze, shtetasi Roland Sinani, rreth 43 vjec, i pa martuar, i cili merrte mjekim pasi vuante nga shëndeti mendor dyshohet se ka vrarë me armë zjarri pistoletë kunaten e tij (nusen e vëllait,) shtetasen Migena Sinani rreth 37 vjeçe, e më pas dyshohet se ka vrarë dhe veten.

Pista që po heton policia mbi motivet e krimit deri tani është mbi çrregullimet mendore të autorit.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë me të cilën ka ndodhur krimit.

Burimet thane së bashkëshorti i Migena Sinanit, punon taksit dhe kur ka ndodhur ngjarja ai nuk ka qenë në banesë.

Në banesë kanë qenë dy prindërit e autorit, të cilët kanë deklaruar paraprakisht se kanë qenë në gjumë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NA NDIQ NË FACEBOOK