Connect with us

Kosovë

Transportonin monedha 2 euroshe të falsifikuara nga Maqedonia e Veriut në Kosovë, arrestohen 2 të dyshuar

Publikuar

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore disa mujore, ka arritur të siguroj prova materiale se të dyshuarit me iniciale (A.L. dhe V.F.) janë duke sjell para të malit të falsifikuara nga Republika e Maqedonisë së veriut në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj të asistuar nga Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë përgatitur një  Planin Operativ të koduar me emrin “Taksisti 2023” dhe sot me datë 13.04.2023 gjatë realizimit të këtij plani, në Magjistralen Ferizaj- Kaçanik, duke iu pamundësuar të dyshuarve sjelljen e parave të falsifikuara nga Republika e Maqedonisë në vendin tonë.

Gjatë realizimit të këtij plani në mënyre mjaft efikase, Policia e Kosovës ka arritur të konfiskojë pesëdhjetë (50) paketime me gjithsej dhjetë mijë (10,000) para të Falsifikuara në bankënota nga dy (2) euro.

Gjithashtu gjatë realizimit të planit, është arritur të konfiskohen edhe gjashtëqind euro (600) tjera nga dy (2) euro të falsifikuara.

Në vazhdën e këtij operacioni, bazuar në Urdhrin verbal të Prokurorit të rastit, është kryer kontroll/bastisje në dy lokacione, njëri në fshatin Rakaj-Ferizaj dhe tjetri në Han të Elezit.

Gjatë realizimit të planit operativ të potencuar janë konfiskuar përkohësisht:

·         Pesëdhjetë (50) paketime-gjithsej dhjetë mijë (10,000.00) Euro-një paketim 200 copë me nga dy (2) Euro, që dyshohet të jenë  të  falsifikuara,

·         Gjashtëqind (600) euro nga dy (2) euro të falsifikuara,

·         Një veturë Mercedes, pronë e të dyshuarit (A.L.),

·         Një veturë Opel Vektra, pronë e të dyshuarit (A.L.),

·         Një Telefon mobil SAMSUNG,

·         Një telefon mobil SAMSUNG A-12, pronë e të dyshuarës (V.F.),

Nga veprimet hetimore dhe dëshmitë e siguruara dyshohet se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit A. . dhe V.F. kanë kryer vepër penale  “Falsifikim i parasë’’ sipas kodit penal të RKS-së.

Në këtë mënyrë Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj  ka shkëputur një linjë të furnizimit me para të falsifikuara dhe i ka pamundësuar që në të ardhmen personat e dyshuar në fjalë, të mos mund të sjellin para të falsifikuara në Republikën e Kosovës.

Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorin kompetent të PTH-Ferizaj dhe pas përfundimit të planit operativ, të dyshuarit (A.L. dhe V.F.) në prezencë të avokatëve mbrojtës janë intervistuar dhe me vendim të Prokurorit ndalohen për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.

Shqipëri17 minutes ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme1 hour ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme1 hour ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni3 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota3 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme3 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni3 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

Maqedoni3 hours ago

Pjesa II e autostradës Shkup-Bllacë do të zgjasë 4 vite

Bota3 hours ago

E zënë poshtë ndërtesës së shembur për 32 orë, si arriti të mbijetojë 12-vjeçarja në Venezuelë vetëm me një shishe ketchup dhe pak djathë

Maqedoni3 hours ago

MPB: Mbi 130 mijë shkelje të regjistruara, shoferët me targa të huaja së shpejti do të marrin gjobat

Maqedoni4 hours ago

Rritet çmimi naftës

Maqedoni4 hours ago

Bujar Osmani: Autostrada Shkup–Bllacë nuk e ndryshoi trasenë, qytetarët meritojnë përgjigje për dy vitet e humbura

NA NDIQ NË FACEBOOK