Kosovë
Tragjedi në Kosovë/ Humb jetën punonjësi i metalurgjikut, zbulohen detajet e fundit

Këtë të hënë uniformat blu të Kosovës bënë të ditur lajmin se një punonjës i metalurgjikut “Trepça” ka humbur jetën në ambientët e ndërmarrjes.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se viktima ka rënë nga një lartësi në ambientet e punës.
“Policia ka pranuar informatën se në vendin e tij të punës, brenda kompleksit industrial ‘Trepça’, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull, 58-vjeçar. Hetuesit policorë, me autorizim të prokurorit, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”.




















