Policia njofton se në fshatin Lloshkobare të Ferizajt, të mërkurën ka ndodhur një vjedhje në Qendren e Mjekësisë Familjare.
Të dyshuar ende të panjohur, raportohet se e kanë thyer xhamin e derës hyrëse të kësaj qendre mjekësore.
Siç saktësohet në raportin e policisë, rastin në policie ka paraqitur mirëmbajtësi i objektit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe rasti është nën hetime.























