Connect with us

Kosovë

Tentim vrasja në Mitrovicë: Ky është burri që sulmoi me sëpatë bashkëfshatarin

Publikuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, ku për motive akoma të panjohura një person ka tentuar ta vras një bashkëfshatar me sëpatë. Gjithçka ndodhi brenda pak minutash e që alarmoi dëshmitarët përreth, të cilët denoncuan menjëherë rastin, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se rasti dyshohet të ketë ndodhur në lagjen e familjes Brahimi dhe të përfshirë janë një 72 dhe një 73-vjeçar.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari që e sulmoi me sëpatë 73-vjeçarin është Shaqir Brahimi, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Në anën tjetër, i moshuari që mbeti viktimë është dërguar me urgjencë në QKUK, ku pas marrjes së ndihmës së parë është transferuar në Klinikës Abdominale, për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti, teksa janë sekuestruar nga i dyshuari edhe sëpata e përdorur, si dhe një armë me disa fishekë.

Me t’u përfunduar ekzaminimet në vendin e ngjarjes, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij të nisin hetimet për dy vepra penale “Vrasje në tentativë dhe Armëmbajtje pa leje”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shqipëri1 hour ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme2 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni3 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri4 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme5 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni5 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri6 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme6 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë6 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme6 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni6 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni7 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK