Connect with us

Bota

Shpërthimi në magazinën në Hamburg, banorët paralajmërohen për përhapjen e e lëndëve toksike nga tymi në ajër (VIDEO)

Publikuar

GJERMANI- Banorët në qytetin gjerman të Hamburgut janë paralajmëruar për përhapjen e lëndëve toksike në jaër nga tymi i shkaktuar nga një zjarr i madh në një magazinë.

Videoja që qarkullon në rrjetet sociale tregon se magazina është përfshirë nga flakët herët në mëngjesin e së dielës, ndërsa shtëllunga të zeza tymi kanë mbuluar banesat.

“Gazet e tymit dhe përbërësit kimikë në ajër të shkaktuara nga një zjarr i magazinës mund të ndikojnë në frymëmarrje. Reja e tymit po lëviz drejt qendrës së qytetit!” tha një alarm nga departamenti i zjarrfikësve në Hamburg.

Një zëdhënës i policisë tha se janë evakuuar rreth 140 persona.

NA NDIQ NË FACEBOOK