Connect with us

Kosovë

Sekuestrohen armë në Orllan dhe Batllavë, njëri nga të dyshuarit kishte shtënë në aheng familjar

Publikuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në dy lokacione të ndryshme në Batllavë dhe Orllan i kanë sekuestruar dy armë zjarri.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se sekuestrimi i parë është realizuar në fshatin Batllavë, ku për intervistim është shoqëruar në stacion policor,  i dyshuari S.S.  Personit të dyshuar i është gjetur dhe  sekuestruar një armë zjarri e tipit TT, një karikator me dy fishekë.

Ndaj personit të dyshuar është iniciuar rast për veprat “Mbajtje në pronësi , kontroll apo posedim i pa autorizuar i armës”, si dhe “Përdorim i armës”. I njëjti dyshohet të ketë shtënë në një aheng.

Ndërsa sekuestrimi i armës së dytë, është bërë në  fshatin Orllan të Podujevës. Arma e zjarrit e tipit CZ  dhe një karikator me 5 fishekë, i janë gjet dhe sekuestruar personit të dyshuar J.A. Ndaj tij, është hapur rast për armëmbajtje pa leje.

NA NDIQ NË FACEBOOK