Lajme
Pamje të rënda/ Momenti kur ekzekutohet biznesmeni shqiptar (VIDEO)

Ky është momenti tronditës i vrasjes së biznesmenit dhe politikanit Ardian Nikulaj në Shëngjin të mërkurën, krim që akoma vijon të mbetet pa autor.
Sikurse duket në këto video të siguruar nga gazetari i Ora News, Elton Qyno, autori futet qetësisht në lokal dhe qëllon me armë disa herë Nikulaj dhe më pas largohet.
68-vjeçari ka treguar se kur ka parë autorin, ka menduar se ishte postier. Por pasi ka filluar të qëllojë, rroja është larguar me vrap, për ti shpëtuar plumbave.
Nga 6 plumbat e shkrepura nga pistoleta tip “TT” në drejtim të biznesmenit Nikulaj, vetëm 5 prej tyre e kanë kapur në pjesë të ndryshme të trupit. Ku plumbi fatal, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ishte ai në pjesën e ballit, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të biznesmenit.
PËR TË PARË MOMENTIN E EKZEKUTIMIT SHIKO KËTU.

















