Connect with us

Religjion

Pse xhamia Al-Aksa është një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?

Publikuar

më

Bastisjet e policisë izraelite në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, kanë shkaktuar reagime të forta te besimtarët myslimanë. Por përse në këtë vend të shenjtë shpeshherë ndodhin ngjarje të dhunshme?

Al-Aksa shtrihet në zemër të qytetit të vjetër të Jerusalemit në një kodër të njohur për hebrenjtë si Har ha-Bayit ose Mali i Tempullit, dhe për myslimanët si al-Haram al-Sharif.

Myslimanët e konsiderojnë këtë vend si vendin e tretë më të shenjtë në Islam, pas Mekës dhe Medinës. Al-Aksa është emri i dhënë për të gjithë kompleksin, si dhe është shtëpia e dy simboleve të shenjta myslimane: Kupola e Shkëmbit dhe Xhamia Al-Aksa, e njohur gjithashtu si Xhamia Qibli, ndërtuar në shekullin e 8-të pas Krishtit.

Kompleksi ka pamje nga Muri Perëndimor, një vend i shenjtë lutjesh për hebrenjtë. Hebrenjtë besojnë se mbreti biblik Solomon ndërtoi tempullin e parë atje 3000 vjet më parë. Një tempull i dytë u shkatërrua nga romakët në vitin 70 pas Krishtit.

Izraeli e pushtoi vendin në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967 dhe e aneksoi atë me pjesën tjetër të Jerusalemit Lindor dhe pjesëve fqinje të Bregut Perëndimor në një lëvizje që nuk njihet ndërkombëtarisht.

Pse është AL-Aksa një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?
Kompleksi Al-Aksa ka qenë prej kohësh një pikë e nxehtë e dhunës vdekjeprurëse mbi çështjet e sovranitetit dhe fesë në Jerusalem.

Sipas një marrëveshje që ruan paqen në zonë, jomyslimanët mund të vizitojnë këtë vend, por vetëm myslimanët lejohen të adhurojnë e të falen brenda në kompleksin e xhamisë.

Mirëpo vizitorët hebrenj kanë filluar të luten hapur në këtë vend, në kundërshtim me rregullat dhe kufizimet izraelite për aksesin e besimtarëve myslimanë. Kjo ka çuar në protesta dhe shpërthime dhune.

Përplasjet në atë vend në vitin 2021 kontribuuan në fillimin e një lufte 10-ditore me Gazën. Në vitin 2000, politikani izraelit Ariel Sharon, në atë kohë lider i opozitës, udhëhoqi një grup ligjvënësish izraelitë në kompleksin Temple Mount/al-Haram al-Sharif. Palestinezët protestuan dhe pati përleshje të dhunshme që u përshkallëzuan shpejt në kryengritjen e dytë palestineze, e njohur gjithashtu si Intifada Al-Aksa./a2cnn/

Maqedoni5 minutes ago

Kreditë për banesa, rregulla të reja nga 1 dhjetori: Kush preket nga kufizimet e Bankës Popullore?

Maqedoni24 minutes ago

BDI: Për herë të parë që nga viti 1995, asnjë kadet shqiptar në Akademinë Ushtarake

Shqipëri35 minutes ago

(VIDEO) Ambasada e SHBA ndan mesazhin, ambasadori Eric Wendt përshëndet shqiptarët dhe ndan 3 fushat prioritare të misionit të tij në Tiranë

Bota39 minutes ago

Alarm në qiellin evropian: 21 aeroporte nën kërcënime të rreme me bomba, ngrihen avionë luftarakë

Bota48 minutes ago

Zelenski propozon armëpushim dimëror me Rusinë që të mund të mbahen zgjedhje

Maqedoni56 minutes ago

Organizatorët e “Platformës 12:05”: E ardhmja evropiane e Maqedonisë nuk guxon të vazhdojë të jetë viktimë e interesave të ngushta partiake

Bota1 hour ago

A do të largohen Rubio dhe Hegseth pas humbjes në zgjedhje? Shtëpia e Bardhë reagon për zërat që tronditën administratën Trump

Maqedoni1 hour ago

Shqiptarët kryesojnë me lindje në Butel, 3.255 fëmijë në 15 vjet

Lajme2 hours ago

Pas shtyrjes për shkak të mungesës së uniformave, sot diplomon gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

Maqedoni3 hours ago

Goditje e madhe ndaj trafikut të drogës! Sekuestrohen mbi 300 kg kokainë, MPB-ja dhe DEA amerikane ndihmojnë në operacion

Shqipëri4 hours ago

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

Lajme5 hours ago

Hykmete Bajrami: Do të kandidoj për kryetare të LDK-së, e zyrtarizoj kur të bindem se ka një proces të drejtë

NA NDIQ NË FACEBOOK