Kosovë
Përfundon bastisja në KEK, ja kush janë dy të arrestuarit

Ka përfunduar bastisja e cila nisi disa orë më parë në drejtorinë e Korporatës Energjetike të Kosovës, nga njësia e krimeve ekonomike e Policisë së Kosovës.
Gazeta Infokus nga burime brenda KEK-ut ka mësuar se dy zyrtarë të lartë të kësaj ndërmarrjeje janë shoqëruar në polici, Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe sekretari, Rizah Dembogaj.
E shoqëruar në polici së bashku me dy zyrtarët e lartë është edhe një grua, pjesë e kabinetit të kryeshefit.
Arsye për bastisjen dhe shoqërimet në polici është një kontratë për renovimin e kaldajave në bllokun A5 të Termocentralit “Kosova A”, për një kontratë të konsulencës e për një tjetër kontratë me KEDS-in./Gazeta Infokus/






















