Connect with us

Bota

Pashpirtësi izraelite në Ramazan: Sulm në Al-Aksa (VIDEO)

Publikuar

më

Policia izraelite sulmoi dhjetëra besimtarë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalem, duke plagosur shtatë persona, thanë dëshmitarët.

Bastisja u zhvillua para agimit të së mërkurës, me policinë izraelite që pretendoi se po i përgjigjeshin një “shqetësimi”.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze raportoi për të lënduar, por nuk tha se sa të plagosur. Në deklaratë thuhej se forcat izraelite i penguan mjekët e tyre të arrinin në Al-Aksa.

“Unë isha ulur në një karrige dhe lexoja (Kur’anin)”, tha një grua e moshuar për agjencinë e lajmeve Reuters ndërsa ishte ulur jashtë xhamisë, duke luftuar për të marrë frymë. “Ata po hidhnin granata trullosëse, njëra më goditi në gjoks”, tha ajo ndërsa filloi të qante.

Policia izraelite tha në një deklaratë se ata u detyruan të hynin në kompleks pasi “agjitatorët e maskuar” u mbyllën brenda xhamisë me fishekzjarre, shkopinj dhe gurë.

“Kur policia ka hyrë brenda, një grup i madh agjitatorësh kanë gjuajtur me gurë dhe fishekzjarrë nga xhamia”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se polici është plagosur në këmbë.

Palestinezët dënuan sulmet e fundit ndaj besimtarëve, të cilat ata i përshkruan si një krim.

“Ne po paralajmërojmë pushtuesit që të mos kalojnë vijat e kuqe në vendet e shenjta, sepse do të çojë në një shpërthim të madh”, tha Nabil Abu Rudeineh, zëdhënës i presidentit palestinez Mahmud Abbas.

Jordania, e cila është kujdestari i vendeve të shenjta të krishtera dhe muslimane të Jeruzalemit, sipas një marrëveshjeje status quo-je në fuqi që nga lufta e vitit 1967, dënoi sulmin “flagrant” të Izraelit në kompleks. Ministria e Jashtme egjiptiane, ndërkohë, bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të “sulmit të dukshëm” të Izraelit ndaj besimtarëve të Al-Aksa.

Palestinezët e shohin Al-Aksa si një nga simbolet e pakta kombëtare mbi të cilat ata mbajnë njëfarë elementi kontrolli. Megjithatë, ata kanë frikë nga një infiltrim i ngadalshëm nga grupet hebraike, të ngjashme me atë që ndodhi në xhaminë Ibrahimi në Hebron, ku gjysma e xhamisë u shndërrua në një sinagogë pas vitit 1967.

Palestinezët janë gjithashtu të shqetësuar për lëvizjet izraelite të ekstremit të djathtë që duan të shkatërrojnë strukturat islame në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa dhe të ndërtojnë një tempull hebre në vend të tyre. /tesheshi.com/

Maqedoni1 hour ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri2 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme3 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni3 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë3 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni4 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme4 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

Sport4 hours ago

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Maqedoni4 hours ago

Limani me mesazh për spekulimet: Jam dhe mbetem në ASH, nuk jam politikan “tregtar “- çdo veprim imi është transparent

Lajme4 hours ago

Raporti i KE-së, Bekim Qoku i replikon Bujar Osmanit: Po flet të pavërteta

Kosovë4 hours ago

Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje

Maqedoni4 hours ago

Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia

NA NDIQ NË FACEBOOK