Connect with us

Lajme

Pas sherrit në TikTok ‘plasi’ arma/ 25-vjeçari plagosi 2 të rinj në Durrës

Publikuar

Një koment në TikTok është bërë shkak i sherrit mes të rinjve në Durrës që përfundoi me dy të plagosur. Abcnews raporton se autori i ngjarjes Klajdi Mansaku është shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit Jurgen Vrioni dhe Arben Haxhiu.

Në fillim ata kanë folur në telefon dhe kanë lënë një takim për t’u sqaruar. Mario dhe Jurgen Vrioni, të dy kushërinj së bashku me shokun e përbashkët Arben Haxhiu janë nisur me automjet në orën 1 të natës në drejtim të lagjes nr. 10 në Durrës, ku edhe jeton autori Klajdi Mansaku.

“Ka nisur për një koment në TikTok mes Klajdi Mansakut dhe Mario Vrionit dhe ka degjeneruar më pas në përdorimin ne armëve. Në fillim kanë folur në telefon dhe kishin lënë një takim në Durrës, pranë banesës së Klajdit.”, raportoi nga Durrësi gazetari i ABC News, Leonidha Musaj.

Ky i fundit, pasi ka parë në automjet tre persona, dhe për të mos u gjendur në befasi ka nxjerrë armën e zjarri dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Policia ka ushtruar kontrolle në banesa e ambiente ku dyshohet se mund të fshihet 25 vjeçari me qëllim kapjen e tij./abcnews.al

NA NDIQ NË FACEBOOK