Connect with us

Kosovë

Nuk përmbahet Blendi Fevziu, shpërthen në akuza ndaj Gjykatës së Hagës

Publikuar

Gazetari Blendi Fevziu tha për “Review” në Euronews Albania se prokurorët në Gjykatën e Hagës paguhen me miliona dhe në të tilla kushte nuk kanë pse të mos i zgjasin proceset gjyqësore.

Siç shpjegoi ai një proces nuk ka një kohë të parashikuar kur mund të zgjasë dhe për shkak të interesave financiare prokurorët i zvarrisin gjykimet për vite të tëra.

“A e dini ju sa paguhet pak a shumë një prokuror në mos gaboj që shkon dhe merret në muaj me këta? Shkon diku te 120 mijë euro. Ky është një interes për të zgjatur hetimet. Një prokuror që e ka të sigurt punën bashkë me stafin e tij pse mos ta zgjasë punën 10 vjet. Ku ta gjejë një prokuror të jetë në një proces të tillë, gjykon një gjë që s’prek asnjë interes të momentit. Merr rroga të tilla,” – u shpreh Fevziu.

NA NDIQ NË FACEBOOK