Connect with us

Lajme

Në Tetovë u shtrua iftari tradicional i veteranëve të UÇK-së (FOTO)

Publikuar

Klubi i veteranëve të luftës së UÇK-së në Tetovë ka shtruar një iftar të përbashkët me gjithë ish pjestarët e UÇK-së si dhe familjarët e dëshmorëve.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook nga ky klub njoftojnë se pas konsolidimit në Tetovë synimi i rradhës është që aktivitete të ngjajshme si ky të shtrihen edhe në qytete tjera.

“Nëse dikë e bashkoi interesi i ngushtë personal, neve na bashkon një ide më e madhe se ajo, e kjo është dashuria për vendin tonë, dashuria për historinë tonë të përbashkët, për idealin e luftës dhe atdheut. Tek ne nuk ka të parë dhe të fundit, jemi të gjithë të barabartë. Detyrat dhe emërtimet që mund t’i kemi, janë vetëm teknike dhe simbolike”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.

NA NDIQ NË FACEBOOK