Sport
Ndizet aksi Paris-Madrid, parizienët në gjurmët e mbrojtësit madrilen

PSG është shumë pranë titullit kampion në Francë, me parizienët që pavarësisht luhatjeve të sezonit kryesojnë të sigurt Ligue 1.
Ata kryesojnë kampionatin me 66 pikë, 6 më shumë se vendi i dytë, por kjo diferencë mund të thellohet nëse skuadra e Galtier triumfon të dielën në mbrëmje ndaj Lyon.
10 javë nga fundi i kampionatit dhe me merkaton verore në horizont, drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna për të ardhmen.
Fokusi është te Kylian Mbappe, me sulmuesin i cili mbetet një temë e nxehtë dhe në qendër të vëmendjes, kjo pasi ai qëndron përsëri në “orbitën” e Real Madrid.
Lexo edhe:
- Benfica “motivon” trajnerin përpara Interit, klubi rinovon kontratën me 56-vjeçarin
- VIDEO/ Manchester City argëtohet ndaj Liverpool dhe vendos nën presion Arsenalin
- VIDEO/ Tifozët “pushtojnë” stadiumin “Luigi Ferraris”, Genoa fiton dhe falenderon mbështetësit
- Ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare Nezihat Stërmasi, bashkëshortja e legjendës Selman Stërmasi
Ky aks, do të jetë shumë i nxehtë dhe këtë e konfirmojnë mediet franceze. Jo vetëm Mbappe, por edhe PSG tashmë ka kthyer fokusin nga madrilenët dhe është vendosur në gjurmët e Ferland Mendy.
27-vjeçari me shumë mundësi do të largohet nga Madridi në verë dhe PSG kërkon të përfitojë në maksimum, por në garë për shërbimet e francezit është edhe Manchester City, me anglezët që do të kërkojnë të rivalizojnë parizienët.

Mbrojtësi ka luajtur më parë në kampionatin francez me skuadrën e Lyon, ndërsa ka dalë nga akademia e Le Havre dhe pak muaj më parë kishte shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Francë dhe tani kjo dëshirë e tij mund të realizohet
Kontrata e mbrojtësit me “Los Blancos” skadon në verën e vitit 2025 dhe vlerësohet rreth 35 milionë euro, por PSG mendon të mbyllë gjithçka për jo më shumë se 20 milionë euro.
The post Ndizet aksi Paris-Madrid, parizienët në gjurmët e mbrojtësit madrilen appeared first on SuperSport.





















