Connect with us

Lajme

“Na mungojnë shqiptarët”, fermerët grekë përballën me mungesë të punëtorëve

Publikuar

Këto ditë janë tejet të rëndësishme për zonat bujqësore në Greqi, por edhe problemet janë të tilla.

Atje po përballen me mungesë të fuqisë punëtore, kryesisht për krasitjen e pemëve të cilat do të japin frytin e parë nga qershori. Në mediat greke është raportuar se shqiptarët po i’u mungojnë fermerëve grekë si fuqi punëtore, pasi që duart e njerëzve që kryejnë punë nuk janë gjetur dhe ankthi në botën e kultivuesve për fatin e prodhimit të këtij viti, i cili parashikohet të jetë veçanërisht i lartë, po ndizet. Fermerët kanë deklaruar se procesi i prodhimit në shumë raste ka kaluar në duart shqiptare, kryesisht të punëtorëve të huaj sezonalë që punonin shumë në terren dhe vetëm ata dinë se si.

Christos Giannakakis, nënkryetar i Unionit Kombëtar të Kooperativave Bujqësore, është ngarkuar vitet e fundit, me detyrën e vështirë për të kërkuar dhe gjetur punëtorë sezonalë. “Fatkeqësisht këtë vit do të kemi vështirësi të gjejmë punëtorë, problemi në terren do të bëhet i përhershëm”, është shprehur Giannakakis. Por, nënkryetari vlerëson se punëtorët nga vendet e tjera nuk e dinë punën, ndërkaq shqiptarët janë më të mirë e punëtorë.

“Ne e dimë se po rrezikojmë duke sjellë punëtorë nga Azia, sepse ata nuk e dinë punën, por ne nuk kemi zgjidhje”, u shpreh Giannakakis. “Ne e dimë që punëtorët më të mirë janë ata nga Shqipëria. Ata e dinë punën, janë më punëtorë, na njohin dhe ne i njohim, janë më afër”. Ai ka thënë se punëtori duhet të jetë së paku gjashtë orë në fushë, në të nxehtë apo në të ftohtë. Me këtë rast, është deklaruar se grekët nuk e bëjnë këtë punë dhe njerëzit largohen nga vendi për në Gjermani, Francë, Itali, ku kanë rroga më të larta. Për këtë arsye, grekët kanë filluar të kërkojnë punëtorë në Egjipt, Vietnam, Indi, Pakistan, Tajlandë, Kazakistan e Ekuador. Megjithatë procesi i rekrutimit të tyre po del të jetë më i vështirë, në krahasim me shqiptarët. “Deri tani ishim rehat me Shqipërinë. Ne i dërguam letrat në kufi, ata vunë një vulë dhe kaluan. Puna u krye shpejt. Ndërsa në vende aziatike, duhet të na dërgojnë pasaportat e punëtorëve, t’i dorëzojmë në vetëqeverisjen e decentralizuar, të largohen nga atje për të shkuar në konsullatat që nuk kanë staf dhe presin tre deri në katër muaj që të jenë miratuar.

“ Në bazë të përllogaritjeve të kooperativave bujqësore, vetëm fushat e Imatisë dhe Pellës kanë nevojë për mbi 30 mijë punëtorë sezonalë që të kujdesen dhe të grumbullojnë prodhimin vjetor të pjeshkës, mollës, dardhës, qershisë e kivit. Por deri sa të mbërrijnë punëtorët, ekspertët vlerësojnë se prodhimi do të qëndrojë mbi pemë dhe do të kalbet, një fenomen jo i rrallë vitet e fundit, kur fuqia punëtore është në rënie. Mungesa e fuqisë punëtore në Greqi nuk është gjë tjetër veçse një simptomë e një patologjie më të gjerë, e ikjes së njohur të trurit, e cila kërcënon të destabilizojë ekonomitë dhe në përgjithësi të ardhmen e pothuajse të gjithë vendeve të Ballkanit. Të rinjtë detyrohen të largohen nga vendi i tyre në kërkim të një fati më të mirë në vendet e BE-së. Në Shqipëri, Bullgari, Rumani, Kroaci, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, kudo, të arsimuar dhe të paarsimuar, kërkojnë një mundësi për t’u larguar, legalisht ose ilegalisht.

NA NDIQ NË FACEBOOK