Connect with us

Lajme

Mungesa në fushatë/ Çfarë skenari pret Basha

Publikuar

Në një nga shfaqjet e rralla në parlament, në ditën kur aty do të fliste presidenti austriak, në fund të marsit, u pa edhe Lulzim Basha. Duke dalë nga kuvendi ai nuk iu shmang dot gazetarëve që e pyetën për fushatën. “Do të jem në fushatë në të gjithë Shqipërinë”, u tha ai reporterëve, që mbetën të habitur nga ky pohim kundër rrjedhës së gjërave.

Por, ashtu sikurse ndodh shpesh, Basha e ka të vështirë ti mbajë ato që premton. Sot PD-ja e vulës hapi fushatën në pallatin e sportit Fahrie Hoti, por Luli shkëlqeu me mungesën e tij. Ai u mjaftua me një postim në Facebook (foto lart) ku reklamonte aktivitetin e atyre të cilëve u ka lënë trashëgim sigëlën dhe vulën. Vetë nuk u ul përkrah Alibeajt, Bardhit, Tabakut, Pampurit, Hoxhës, Gështenjës etj.

Lexo me tej:

A do rishfaqet Basha për të firmosur si kryetar PD-je? 

Deklarata e tij e fundmarsit u pa me dyshim që në momentin që u bë.

Sepse, po të qe ndryshe, Lulzim Basha, kur i’a kërkoi kryekomisioneri Celibashi, që për ti dhënë atij të drejtën e përfaqësimit të PD-së, donte një autorizim të ri të tij për Alibeajn, refuzoi të vishte sërish kostumin e kryetarit.

Duket se edhe atëherë edhe tani ai ka zgjedhur një strategji të qartë dhe të mirëmenduar: mos luajë rolin e protagonistit, por atë të tërhequrit, që respekton vendimin e marrë pas disaftës elektorale të 6 marsit.

Zëra brenda grupimit të vulës thonë se kjo është vetëm pjesërisht e vërtetë. “Nëse Basha nuk del publikisht në aktivitete, kjo nuk do të thotë se ai nuk ka influencë në vendimarje tek ish bashkëpuntorët. E çuditshme është se ndryshe nga sa dihet, ai është sot më i afërt më Alibeajn sesa me Gazmend Bardhin. Ai vazhdon ta kontrollojë atë dhe pas vendimit për të dalë me kandidatë në qytete duhet parë presioni i tij”, tha një burim për Lapsi.al. Po sipas të njëjtit burim ai është pak hatërmbetur me Jordia Tabakun dhe me Gazmend Bardhin, që e kundërshtuan vullnetin e Alibeajt për tu përfaqësuar me 61 konkuront në secilën bashki. “Edhe politikisht një gjë e tillë nuk ka sens” mësohet të jetë shprehur ai duke i përkitur asaj rrymë që pretendon se nëse i kanë hyrë betejës me Berishën, ajo duhet luftuar deri në fund. 

Jorida Tabaku: Basha është e shkuara e PD, duhet parë nga e ardhmja 

Por, pavarësisht këto kulisa në rrethe të ngushta, ajo që shihet gjerësisht është një lloj lënje e terrenit bosh. Një taktikë e mirëmenduar që synon të rikthyerit si interesant, jo përmes imponimit, po përmes thirrjes së vetë militantëve.

Për të realizuar këtë taktikë Basha ka hartuar një plan. Ai është i bindur se koalicioni i Berishës do të dalë humbës në 14 maj, në përplasjen me Ramën. Madje dhe më keq, ai shpreson se si pasojë e përçarjes, Berisha nuk do të marrë dot as aq vota sa mori ai vetë në zgjedhjet e 25 prillit. Nëse kjo realizohet Basha fare mirë mund të pyesi: “Po tani kush është humbësi kronik”? “Po tani kush është i shituri tek Rama”? “Ngritët një fushatë të tërë që unë isha i paaftë të fitoja, po këta të tjerët që votohen më pak sesa mua, pse duhen ndjekur akoma”?

Basha vendos: nuk dorëzohem, nuk dorëhiqem 

Ky lloj skenari do të përbënte një shtrat të mirë për një rikthim bindës të Lulzim Bashës. Ai ka vetëm një risk. Nëse Alibeaj dhe këta të vulës dalin aq keq sa ç’e parathonë sondazhet dhe të gjitha votat e opozitarëve shkojnë tek dyshja Berisha Meta. Në këtë version një rishfaqe në skenë do të ishte krejtësisht e pamundur. Por edhe për këtë Basha ka gjetur një lloj zgjidhjeje. Ai nuk po do të afishohet publikisht me fushatën e PD-së së vulës. Prandaj ndonëse deklaroi se do jem në fushatë, ai mungoi në hapjen e saj, duke pritur 15 majin për të vendosur se ç’do të bëjë në të ardhmen e afërt.

©Lapsi.al

  

 

 

The post Mungesa në fushatë/ Çfarë skenari pret Basha appeared first on Lapsi.al.

Shqipëri2 hours ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme3 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni4 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri4 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme5 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni6 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri6 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme7 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë7 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme7 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni7 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni8 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK