OP / ED
Më shumë të merremi me esencën e problemit e jo me pasojat!

Shkruan: Adnan Azizi
Më shumë të merremi me esencën e problemit e jo me pasojat!
Një profesor i yni ju tha nxenësve-studentëve para dy dekadave:
-Çfarë katastrofe po na pret neve si popull pas njëzet vitesh, kush do të jetë gjallë ka për ta parë…
Ndërsa nga një bisedë që pata para ca ditësh me një profesor universitar për problemet aktuale që i kemi si shoqëri, ma elaboroi dhe rikujtoj paralajmërimin e koleges së tij që na e tha para 20 viteve:
“Kush do të mbetet gjallë do ta kuptoj se çka na pret neve si shqiptarë…”
E pyeta Profesorin: Prof, si kaloni në Universitet?
U përigjigj me nervozizëm, dëshpërim dhe zhgënjim: Tmerr, mjerim, katastrofë, kolaps total, degenerim moral i paparë. Studentët po ikin, ambient i çoroditur, po bie sistemi në tërësi, duhet mbyllur shumë drejtime, po shkatërrohet Universiteti, po na mba gjallë Kosova me student në mjeksëi e që fatkeqësisht më së shumti vinë për të marrë vetëm një diplomë.
I nderuar mik Adnan:
Më mirë që nuk e di se çfarë mjek do të ketë në të ardhmen dhe kujt ky popull do ti shtrihet në spital të nesërmen.
I habitur i thash:
A kaq alarmante është situata Prof?!
Ma ktheu: Po mirë more mik, a nuk e pe listen që u publikua para disa kohe për nepotizmin në Universitet, ku gjysma e stafit universitar mbajnë mbiemrat Ahmeti/Ameti ç’të them mëshumë?!
Ju përgjigja:
Profi, po mirë si ka mundësi që nuk flitni e reagoni ju kur profesorët edhe në kohën e okupimit sërb dilnin dhe folnin para kërcnimeve policore.
I dëshpruar me sinqeritet nga degradimi total i situatës, u mbush me lot dhe më tha:
Këtu edhe me keq është, të rrahin në moshën 60 vjeçare dhe plus të stigmatizojnë me ndonjë etiketë që duhet të vdesish me turp.
Po analizojmë bisedat e profesorit aktual dhe paralajmërimit të atyre para 20 vitesh, do të duhej të bënim studime, simpoziume dhe kronologji ngjarjesh se si erdhëm në këtë derexhe të falimentimit tonë si popull!
S’do mend se pikënisja është arsimi, thënë më saktë zhbërja e sistemit edukativo arsimor e që rrënjët i ka thellë në politikë!
Dikur ngushëllonim veten se pala tjetër po e pengon arsimimin tonë, por çtë themi tash e 20 vite, kur ministrat e arsimit vazhdimisht kanë qenë shqiptarë dhe nga ai moment që në krye të institucioneve erdhën këta ministra qe nuk e kanë haberin nga shkenca, filozofia, mësuesija, sistemi edukativo arsimor e që për Zot e kanë partinë që ua plotëson idealet e jetës nga paraja, pushteti dhe plotesimi i nevojave epshore.
Tani kur ke një politikë në institucione që përfaqëson shqiptarët pa fije vetëdije dhe ndergjegjje se çfarë shkatërrimi po sjell me politikat arsimore, me kuadrin që po e instalon në procesin edukativ arsimor e shëndetësor që po tja heqësh etiketën e partisë, as për bari fshati sbëhet dot, e jo më ministër e funksionar i lartë!
Kjo politikë e mbrapshtë 20 vjeçare, rpo rrënon të gjitha vlerat tona shoqërore, edukative arsimore besimin, zakonin, kulturën dhe traditën tonë.
Skandalet që po i diskutojmë në Spitalin e Tetovës dhe të gjitha skandalet e mëhershme, janë pasojë që aq shumë do të shtohen ditëve e viteve në vijim saqë do të na duken fenomene normale bile gradualisht do ndëgjojmë edhe arsyeshmëri nga institucionet pse jo edhe nga shoqëria civile!
Një popull që ka humbur betejën me edukimin e arsimimin do të humbë çdo betejë tjetër. Reagimi duhet të vij kur ndizen sirenat, fatkeqësisht ne si popull reagojmë kur shohim pasojat!






















