Sport
“Më dhemb zemra ta shoh te Chelsea”, Rangnick: Nkunku u nxitua!

Christopher Nkunku do të luajë në “Stamford Bridge” sezonin e ardhshëm. Chelsea ka arritur prej kohësh akordin me Leipzigun për transferimin e francezit.
Në arkat e klubit gjerman do të përfundojnë rreth 66 milionë euro. Ndërkohë, Ralf Rangnick nuk është dakord me këtë lëvizje të 25-vjeçarit.

Trajneri i kombëtares austriake dhe ish-trajneri i Leipzigut, deklaroi për ZDF se sot nuk mund të këshillosh askënd të bëhet pjesë e Chelsea.
“Nuk ka fare rëndësi se kush do të jetë trajneri i ri i Chelsea. Thjesht nuk mund të këshilloj asnjë të shkojë në atë skuadër.
Lexo edhe:
- FOTO/ Lajm i mirë për Shqipërinë dhe Chelsea-n, Broja nis stërvitjen individuale
- FOTO/ ND Gorica shkarkon Edi Rejën, skuadrën ia beson një shqiptari
- Gjysmëfinalet e Champions-it, tre nga katër trajnerët janë emilianë
- Del Piero: Haaland i paarritshëm, numri 9 ka tashmë një “pronar” të denjë
Nkunku është një nga mesfushorët ofensivë më të mirë në qarkullim. Unë mendoj se u nxitua që zgjodhi të transferohej te Chelsea.
Më dhemb zemra të shoh një futbollist kaq të mirë që kalon në atë klub në këto kushte ku ndodhet.

Nëse do të isha këshilltari ose babai i tij, unë do të ndihesha shumë i shqetësuar në këto momente”, deklaroi Rangnick.
64-vjeçari provoi një aventurë të shkurtë në Premier League sezonin e kaluar si trajneri i Manchester United.
The post “Më dhemb zemra ta shoh te Chelsea”, Rangnick: Nkunku u nxitua! appeared first on SuperSport.






















