Connect with us

Sport

La pa ndjenja një person pas një sherri në rrugë, policia nxjerr urdhër-arrest për yllin e UFC

Publikuar

Nate Diaz ka marrë një urdhër-arrest të lëshuar nga policia e New Orleans pas një sherri në rrugë.

Ish-luftëtari i UFC-së, është akuzuar për një kontakt fizik të shkallës së dytë. Policia vendase ka konfirmuar deklaratën për sherrin ku ishte i përfshirë edhe Diaz.

“Në orën 2:10 të mëngjesit të së shtunës, 22 prill, oficerët dhe mbikëqyrësit e shëtitores u alarmuan nga një sherr të madh në Bourboon St. oficerët ishin në gjendje të shpërndanin turmën. Dëshmitari raportoi policinë për një mashkull të bardhë, i cili besohej të ishte pa ndjenja.

Pak kohë më vonë, personi rifitoi vetëdijen. Oficerët vëzhguan se personi kishte gjakderdhje nga pjesa e pasme e kokës dhe u thirr ndihma e shpejtë. Pas hetimeve është lëshuar një urdhër-arrest për Nate Diaz.

NA NDIQ NË FACEBOOK