Connect with us

OP / ED

Korrupsioni luftohet me pranga në duar!

Publikuar

Shkruan: Hasim Murtezani

Roli total pasiv dhe rezultati zero i punës së Komisionit Shtetërorë për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoni!

Zinxhiri i procesit të hetimit të një lënde korruptive asnjëherë s’ka funksionuar në këtë vend, prandaj sot nga viti 1991 s’ke as
5 persona të dënuar për korrupsion e vjedhje të parasë publike!

Komisionit Shtetërorë për Parandalimin e Korrupsionit ➡️Revizioni shtetërorë për shkeljet ligjore dhe parregullsitë në detyrë ➡️ Policia finansiare ➡️ Prokuroria publike ➡️ Policia shtetërore dhe ➡️ Gjykata është rruga për ndjekjen e korrupsionit dhe krimit politik institucional!

Ky zinxhir institucional ⬆️ i lartë përmendur që një lëndë të procesuohet deri në marjen e një vendimi të prerë gjyqësorë kur një i korruptuar konstatohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare KURRË NË KËTË VEND SKA FUNKSIONUAR!

Prandaj sot pozitën e pushtetit e shohin shumë funskionarë si shans për ti ra
“varfërisë në shqelm” sepse s’ka shtet ligjorë, sepse zinxhiri i funsionimit të sistemit juridik është ngatëruar dhe ka dal nga shinat!

7.7 miliard euro borxh çka tregon ?!

Tregon se këtu i kanë grah sa kanë mundur për 30 vite hajnisë dhe kanë funksionuar me moton:

“MERË ÇFARË TË KAPISH DHE FUTJA VRAPIT”

NA NDIQ NË FACEBOOK