Connect with us

Lajme

Kasami në namazin e teravisë në vendlindje, imami me dedikim special për kreun e BESËS

Publikuar

Është nga të rrallët politikan në Maqedoninë e Veriut, e ndoshta edhe i vetmi nga kryetarët e partive politike që po frekunton xhamitë përgjatë muajit të Ramazanit, muaj ky i shenjtë për besimtarët musliman e ku namazi (falja)  e teravivë është një ritual që kryhet për çdo natë.

Fjala është për kreun e Lëvizjes BESA dhe njëherit kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami i cili po dëshmon një shembull të modestisë dhe të një karakteri të një politikani që nuk e ka ndryshuar pozita apo pushteti.

Fshati Llërc i Tetovës, vendlindja, ka qenë stacioni i radhës i Kasamit, i cili nën shoqërinë edhe të sekretarit të partisë, Adnan Azizi siç duket kanë pasur një mikëpritje të ngrohtë nga banorët. E imami i xhamisë së fshatit pos falenderimit nuk i ka kursyer disa fjalë për të përshkruar personalitetin e Kasamit.

“Gjithmonë ke qenë i sexhdes para dhe pasi u bëre Kryetar, andaj ke respektin i nderuar Bilall jo vetëm të bashkëfshatarëve, por edhe të të gjithë besimtarëve. Faleminderit hafëz Bedri. Faleminderit hoxha Adnan”, ka shkruar imami i fshatit, Besim Memedi, ndërsa në mbishkrim ka bashkangjitur edhe disa fotografi të përbashkëta nga namazi i teravisë.

Nuk është hera e parë që Kasami çmohet për këto veprime dhe stilin e tij të jetesës, marrë parasysh modelet e politikanëve aktual dhe atyre të mëparshëm që pos bodyguardve dhe mendjemadhësisë, afër popullit janë vetëm kur kanë nevoj.

NA NDIQ NË FACEBOOK