Connect with us

Religjion

Jeta është dhuratë, bëhu rob falënderues

Publikuar

Njëherë, Davudi a.s e pyeti Allahun: “O Zoti im, cila është mirësia më e vogël ndaj meje?” i Madhërishmi i zbriti: “O Davud, merr frymë”…”  Davudi a.s bëri ashtu, dhe Allahu tha: “Kjo është mirësia më e vogël ndaj teje.” (uddetu – s- sabrin ve zakiratush-shakirin, Ibn Kajimit).

Mos harro…

Mirësitë e panumërta… dhe pakujdesinë nga zemra largoje… jeta është vetëm një dhuratë e Atij që të jep atë që kërkon… dhe për këtë gëzohu, bëhu rob falënderues… gëzohu, duke e ditur se Ai është që kujdeset për ty, Ai që bëri të bashkohen dy detra dhe Ai që flakët e zjarrit i bëri të ftohta.

Vetëm për t’i ndihmuar ata që e duan dhe sexhde i bëjnë vetëm Atij… a nuk t’i largon mërzit? Vallë a ende dyshon se vetëm Ai mund tët shpëtoj?

Gëzohu o besimtarë, duke e ditur se me Allahun asnjëherë nuk je i humbur… gëzohu duke e ditur se premtimi i Tij do të përmbushet, dhe se mëshira e Tij është pranë atyre që bëjnë mirë… gëzohu, sepse me Allahun shpresa, falja dhe e nesërmja më e mirë nuk pengohet… gëzohu, duke e ditur se Zoti yt është i përhershëm… po si mund të frikohesh nga diçka, ndërsa në anën tënde është Zoti i qiejve dhe i Tokës?

Mu për këtë, ktheju vetëm Atij, gëzohu se e ke Allahun, dhe vepra të mira bën… mbushi sytë me lot, hiqe perden nga shpirti yt, dhe me frymëmarrje çdo gjë kujto…. jeta është një dhuratë, pra ji një rob falënderues…

Islampress

NA NDIQ NË FACEBOOK