Connect with us

Bota

​Iku nga lufta në Siri, emigranti 29-vjeçar zgjidhet kryetar bashkie në Gjermani

Publikuar

më

Ryyan Alshebl është bërë kreu i një bashkie në Gjermani tetë vjet pasi u arratis nga lufta civile në Siri. 29-vjeçari u largua nga shtëpia e tij në Sëeida në Sirinë jugore në vitin 2015.

Tani ai është përgjegjës për një qytet prej 2500 banorësh në shtetin Baden-Württemberg. Megjithëse ai është anëtar i partisë së Gjelbër, Alshebl qëndroi si kandidat i pavarur.

Ai siguroi një shumicë absolute prej 55.41% të votave në votimet e së dielës. Alshebl e përshkroi fushatën zgjedhore si shumë pozitive, shkruajnë mediat gjermane.

Kush është Ryyan Alshebl?

Transmetuesi publik lokal SWR raportoi se kryebashkiaku i ri u largua nga Siria kur ishte 21 vjeç për të shmangur rekrutimin ushtarak gjatë luftës civile në vendin e tij.

Qindra mijëra refugjatë erdhën në Gjermani në vitin 2015, shumica duke ikur nga lufta në Siri. Ai udhëtoi nëpër Mesdhe përpara se të përfundonte në Gjermani ku mësoi gjermanisht dhe kreu një stazh në administratë.

Alshebl ka punuar për këshillin lokal në qytetin e afërt të Althengstett pasi mori nënshtetësinë gjermane.

Sipas mediave gjermane Alshebl ka shumë të ngjarë të jetë kryebashkiaku i parë në Baden-Württemberg me rrënjë siriane./ Top Channel

Shqipëri21 minutes ago

Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit?

Lajme1 hour ago

Dosja e Prokurorisë: “PO Petrol Fariz” i Fariz Mazrekut ka deklaruar si naftë 7,180.050.50 litra ujë

Maqedoni2 hours ago

Paralajmërime për marrëveshje të re kolektive dhe paga më të larta për Armatën e Maqedonisë

Lajme3 hours ago

Akademik Kambovski: Propozimi për provimin e jurisprudencës është racional

Shqipëri3 hours ago

SHBA-të lëshojnë urdhër-arresti ndaj ish-udhëheqësit kuban pas 30 vitesh, Raúl Castro!

Lajme4 hours ago

Tensionet në Shqipëri, ambasadori amerikan, ai gjerman dhe ai i BE’së në zyre te Begaj, në takim edhe Mejdani e Topi

Maqedoni4 hours ago

Muhamed Murtezi nga LD: Duhet të hetohet nëse dikush brenda VLEN-it punoi kundër kandidatit tonë në Bërvenicë

Lajme5 hours ago

Daut Beqiri: Asfaltohen pesë rrugë në Haraçinë, punimet vazhdojnë edhe në Orllancë e Grushinë

Maqedoni5 hours ago

Fund largimit nga Armata pas moshës 45-vjeçare! Ushtarët mund të vazhdojnë punën me paga të pandryshuara

Kosovë5 hours ago

Nagavci: Kërkesat për rishqyrtimin e ligjit të Speciales, rikthejnë shqetësimet tona që i ngritëm para miratimit

Shqipëri6 hours ago

Nafta arrin nivelin rekord në pesë muajt e fundit

Lajme6 hours ago

Ministri Sulejmani jep lajmin e madh: Tetova bëhet me Bibliotekë universitare- mundësi më shumë për studentët dhe botën akademike!

NA NDIQ NË FACEBOOK