Connect with us

Sport

HISAR ALI, NJË PREJ TALENTËVE TË RINJ MË TË MIRË NË NË VENDIN TONË

Publikuar

 
Talenti i futbollit Hisar Ali është nga Tetova. Ai është 16 vjeç dhe luan për KF Shkëndinë dhe reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut për grupmoshat U16.

Ai ka filluar të merret me futboll që në moshën 6 vjeçare në Shkollën e Futbollit “Reçica ” nga Tetova, e më pas kaloi në radhët e KF Dadrdanët. Lojërat e mira të këtij futbollisti ju ranë në sy udhheqësisë së KF Shkëndisë, të cilët arritën akord për ta bërë pjesë të katëgorive të reja, në të cilën edhe aktualisht luan.

Ndonëse i ri në moshë, shumë klube të futbollit jo vetem në Maqedoni por edhe jasht vendit, duan shërbimet e tij. I cilësuar me shumë karakteristika si futbollist, rezultatet e tij janë vërtetë mbreslënëse.

Perfomancat e mira të tij, kanë bërë që për Hisar Ali, të interesohen klube të ndryshme, por që ai ka zgjedhur per momentin te mbetet te ekipi kuq e zi. Nën përkujdesjen e trajnerit Agron memedi, Ali është duke mahnitur në secilën paraqitje në pozitën e sulmuesit qendror, sulmuesin e djtahth dhe te majt që don të thotë se bëhet fjalë për futbollist universal.
Kur bëhet fjalë për këtë lojtar, fjalë inpresionuese ka edhe trajneri I parë I shkëndisë Qatip Osmani dhe Agron Memedi.
Edhe pse është vetëm 16 vjeç, e ardhmja e tij duket se do të jetë me shumë sukses duke marrë për bazë dashurinë që ka për futbollin, kulturën sportive e veçmas këmbëngulësinë për rezultate në secilën ndeshje.

Mbajeni në mend këtë emër, sepse në të ardhmen do ta thirrni emrin e tij e do të duartrokitni për paraqitjet e golat e shumtë.

Për Hisar Ali, nuk mungon as ndihma e babait të tij, i cili është duke dhënë gjithçka nga vetja për të birin, që ai një ditë të arrijë majat më të larta të kësaj lojë magjike.  

Hisar Ali I cili është golashënuesi I parë më i mirë në vendin tonë, gjatë sezonit 2022-2023 për KF Shkëndinë ka shënuar 12 gola në 15 ndeshje, ndërsa për reprezentacionin e Maqedonisë U16 ka shënuar 6 gola dhe dy asiste.

NA NDIQ NË FACEBOOK