Connect with us

Kosovë

Haradinaj: Aleatët tanë po vazhdojnë ta mbështesin FSK-në edukimin e oficerëve

Publikuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar togerin Mendim Muçiqi për diplomimin e tij në Akademinë Mbretërore Ushtarake “Sandhurst”, në Mbretëri të Bashkuar.

Haradinaj tha se e gjithë kjo përgatitje e oficerëve dhe nënoficerëve është falë ndihmës së aleatëve tanë, të cilët vazhdojnë ta mbështesin ushtrinë tonë dhe të ndihmojnë në edukimin e oficerëve dhe nënoficerëve.

“Urime togerit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Mendim Muçiqi, i cili ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake “Sandhurst”, në Mbretëri të Bashkuar, pas përfundimit të programit njëvjeçar të udhëheqjes së oficerëve të rinj.

Orientimi ynë drejt integrimeve euro-atlantike lehtësohet nga kuadro mirë të përgatitur, krejt kjo falë ndihmës së aleatëve tanë, të cilët vazhdojnë ta mbështesin ushtrinë tonë dhe të ndihmojnë në edukimin e oficerëve dhe nënoficerëve të rinj në institucionet ushtarake më prestigjioze”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

NA NDIQ NË FACEBOOK