Connect with us

Bota

Hajdutët i vënë pistoletën në kokë biznesmenit në Tiranë

Publikuar

Një person është arrestuar në Tiranë dhe një tjetër është shpallur në kërkim për vjedhje me armë zjarri. I arrestuari është S. K. 35 vjeç dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, Q. H. 32 vjeç, të dy banues në Paskuqan.
Të dy akuzohen se i morën varësen dhe orën e dorës, pronarit të një biznesi, duke e kanosur me armë zjarri. S. K. në bashkëpunim me Q. H. në një biznes, pikë për shitjen e automjeteve në Bathore, Kamëz, i kanë marrë pronarit të biznesit, Xh. Sh. orën e dorës dhe varësen që kishte vënë, duke e kanosur atë me armë zjarri.

Sekuestrohen 3 ora dore dhe aksesorë floriri, me vlerë të konsiderueshme, të dyshuara të vjedhura, një sasi municioni luftarak dhe automjeti që dyshohet se kanë përdorur autorët për të realizuar vjedhjen.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK