Sport
“Gjithmonë me ty kampion” klubi madrilen prek me mesazhin për sportistin e njohur pas humbjes së njeriut të zemrës

Një lajm i trishtë për madrilenin, Angel Correa, pasi është ndarë nga jeta e ëma e tij.
Marcela Martinez ka mbyllur sytë përgjithmonë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rënde e ciloa nuk mundi të dalë fitimtare.
Lajmin e ka dhënë ish-klubi i Correas, San Lorenzo, i cili i shprehu ngushëllime yllit argjentinas.
“Me keqardhje të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të Marcela Martinez, nëna e të dashurit tonë Angel Correa. Ne jemi me Angeliton dhe të gjithë familjen e tij në këtë moment dhimbje. Gjithmonë me ty kampion! Shumë fuqi!”, postoi klubi në “Twitter”.





















