Lajme
Gëlltiti brisk, i dënuari në burgun e Drenovës dërgohet në spital

Duke gëlltitur një brisk në IEPP Drenovë, i dënuari dërgohet me urgjencë në spitalin e Korçës.
Burimet bëjnë me dije se 28-vjeçari Mus Gjauri ka thënë në burg pak minuta më parë se ka gëlltitur sende metalike, të dyshuara si brisqe roje. Ai është transportuar menjëherë në spital për t’iu nënshtruar ekzaminimeve dhe verifikimeve të nevojshme.
Sipas informacioneve, 28-vjeçari është problematik dhe ky mund të jetë edhe simulim nga ana e tij, pasi kërkon transferimin nga burgu i Drenovës. Mus Gjauri nga Puka, vuan dënimin për veprat penale të vjedhjes me dhunë dhe mashtrim. Pritet të bëhen ekzaminimet për të parë realisht gjendjen e tij shëndetësore.

















